Rreth Shoqatës

Që prej viteve të 70-ta të shekullit të kaluar filloi emigrimi nga gjyshërit tanë, me destinacion në Zvicër dhe shtetet tjerë Europiane. Prej asaj kohe, numri i gurbetçarve nga fshati Zhunicë është rritur dukshëm. Në vitin 2006, disa gurbetçarë morrën iniciativën për të themeluar një shoqatë që në menyrë më të organizuar të kontribojmë në zhvillimin e fshatit tonë. Në vitin 2006 në një mbledhje vllazërore, nismëtarët e shoqatës morrën mbështetjen e të gjithë banorëve të fshatit Zhunicë, të cilët jetojnë në Zvicër, për themelimin e Shoqatës Humanitare Zhunica.

Shoqata Humanitare Zhunica ështe një shoqatë jofitimprurëse, e themeluar për një periudhë të pacaktuar kohore për të arritur objektivat në fushën e humanitetit, arsimit, kulturës dhe infrastrukturës.

Shoqata jonë është një shtyllë e vogël në kalanë e madhe të quajtur Zhunicë, qëllimi jonë drejt përparimit, progresit si në aspektin shoqëror poashtu edhe në atë kombëtar do ti përcaktojë projektet tona në të ardhmen.

Apeli i shoqatës është që sa më shumë mërgimtarë të afrohen në synimin e vetëm që të ndihmohet vendlindja dhe të gjithë ata që janë në situata nevojtare.