SI DHE KUSH E BËRI EMËRTIMIN E FSHATIT ZHUNICË?

Hyrje

Fshati Zhunicë ndodhet ndërmjet dy rrugëve, asaj automobilistike ndërkombëtare E-75 dhe hekurudhore që lidhin Evropën perëndimore me detin Egje. Pozita gjeografike dhe relievi fushor e i pasur me rrjedha lumenjsh ka qenë si dëshirë dhe nevojë e popullatave parahistorike që të koncentrohen nëpër këto vende për t’u marr me bujqësi, blegtori, prodhimin e qeramikës dhe lëmi të tjera. Këtë lokalitet me reliev të mirë i deshën edhe në periudhën e neolitit të mesëm banorët e parë Ilir të fisit dardanë. Pastaj pushtimet nga perandoria romake, bizantine dhe osmane nuk mundën ta çrrënjosin popullatën vendase-autoktone shqiptare. Kjo luginë edhe më herët nga Haxhi Vasileviqi dhe sot njihet si Lugina e Preshevës.Sipas Herodoti trojet e ilirëve shtriheshin në shek.V., p.Kr nga Adriatiku gjer në lindje të Moravës. Lugina e Moravës, është një nga luginat më të rëndësishme të Dardanisë sepse në të kalonte një rrugë e rëndësishme që lidhte Nishin me Shkupin (Naissus- Scupi).

Emërtimi i fashatit Zhunicë

Në periodën e dardanisë fshati Zhunicë është quajtur N’ujincë. Kjo d.m.th. se emërtimi ishte bërë sipas prezencës së ujit në këtë lokalitet. Megjithëkëtë edhe pse quhet sod Zhunicë prap ruajti kuptimin e ujit si bie fjala Zhu– nënkupton zhurmën që lëshon uji gjatë lëvizjeve afër arave ose livadheve me ujë që i përkisnin një moçali. Në këtë vendbanim kemi lokalitetin Shamak dhe Shavërlink që paraqesin vende ujore. Në gjuhën Serbe fshati quhet Zh-uji-nce– i cili prap ka parathënien ujë ndërsa bazën e ka të shndrruar në fjalën Ince nga Nicë për të humbur gjurmët e emërtimit shqip. Mirëpo e vërteta nuk mund të humbë sepse nuk kan humbur vendet ujore si Shamaku dhe Shavarlinka. Dhe pa dilem dhe me vërtetësi të madhe themi se emërtimi i fshatit Zhunicë rrjedh nga prezenca e Ujit nëpër livadhe dhe ara që sajon zhurmën ZHU dhe nga banori NICA(NIKA), dhe nga kjo del se ZHU+NICA=ZHUNICA. Prandaj bazuar me këto të dhëna burimore –shkencore emërtimi i fashatit Zhunicë daton nga periudha e Iliris-fisit dardan. Për këtë ka shënuar edhe historiografi grek antik Straboni,e sidomos për qytetrimin –Demastionin i cili shtrihet në Bostanishtë të fshatit Zhunicë.

Emërtime të ngjashme u bënë edhe në shumë vendbanime

Emërtime të ngjashme u bënë edhe në shumë vendbanime tjera si bie fjala Dre+Nicë=Drenica; Përlep+Nicë=Përlepnica; Kish+Nicë=Kishnica; Jallash+Nicë=Jallashnica(Afër Vlladiçni Hanit); Brez+Nicë=Breznica; Topa+Nicë=Topanicë. Emërtim të ngjashëm ka fshati Zhanicë i cili shtrihet në krahun e djathtë të lumit Lim, i cili buron nga liqeni i Plavës dhe e përshkon atë Ultinë për ta lënë fshatin Pepaj në të majtë. Të dy fshatrat ndodhen në mesë Plavës, qendër komunale (7km), dhe Murinës, qendër ofiqare (3-4km). Zhanica ka burimin më të vjetër se Popajt sepse me emërtimin Zhanicë e hasim në defterin e Sanxhakut të Shkodrës që në vitin 1485 kur i kishte 95 shtëpi dhe tre mullinj. Edhe ky fshat emërtohet nga parafjala ZHA- Zhagitje e drujve dhe NICË(NIKA) dhe si emërtim i toponimit rrejdh Zhanica. Edhe shumë vendbanime(toponime) tjera kanë në themel fjalën NICË(NIKË)./Prof.Dr.Naser Kamberi